Sahihu i Buhariut — Hadithi 4682

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Ibn Xhurejxhi se Muhamed ibn Abad ibn Xhaferi tregon: “Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lexoi ajetin: “Ah! Në të vërtetë, ata i përulin gjokset e tyre...” Unë e pyeta: “O Ibn Abas, çfarë nënkupton pjesa: “... i përulin gjokset e tyre...” ? Ai më tha: “Fjala është për personin që turpërohej kur bënte marrëdhënie intime me bashkëshorten ose turpërohej kur zhvishej (për të kryer nevojën fiziologjike). Kështu, zbriti ajeti: “Ah! Në të vërtetë, ata i përulin gjokset e tyre, që të fshihen nga Ai...” (Hud, 5)

Arabisht

حَدَّثَنِي إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى: أَخْبَرَنَا هِشَامٌ عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ. وَأَخْبَرَنِي مُحَمَّدُ بْنُ عَبَّادِ بْنِ جَعْفَرٍ: أَنَّ ابْنَ عَبَّاسٍ قَرَأَ: ( أَلاَ إِنَّهُمْ تَثْنَوْنِي صُدُورُهُمْ )، قُلْتُ: يَا أَبَا الْعَبَّاسِ! مَا تَثْنَوْنِي صُدُورُهُمْ؟ قَالَ: كَانَ الرَّجُلُ يُجَامِعُ امْرَأَتَهُ فَيَسْتَحِي أَوْ يَتَخَلَّى فَيَسْتَحِي فَنَزَلَتْ: ﴿أَلاَ إِنَّهُمْ يَثْنُونَ صُدُورَهُمْ﴾ [هود: ٥]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4682