Sahihu i Buhariut — Hadithi 4682

164. Nënkapitulli: Ajeti: “Ah! Në të vërtetë, ata i përulin gjokset e tyre, që të fshihen nga Ai. Por edhe sikur të mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se çfarë fshehin ata dhe çfarë shfaqin. Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm se ç’ka në zemra (të çdokujt).”

﴾وَحَاقَ﴿ (Ve haka): ka zbritur (8). Muxhahidi ka thënë: ﴾تَبْتَئِسْ﴿ (Tebteis): mos u pikëllo (36). ﴾يَثْنُونَ صُدُورَهُمْ﴿ "I përulin gjokset e tyre": kanë dyshime dhe mëdyshje rreth së vërtetës (5); ﴾لِيَسْتَخْفُوا مِنْهُ﴿ "Që të fshihen nga ai": Të fshihen nga Allahu, po të kenë mundësi (5).

4682. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Ibn Xhurejxhi se Muhamed ibn Abad ibn Xhaferi tregon: “Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lexoi ajetin: “Ah! Në të vërtetë, ata i përulin gjokset e tyre...” Unë e pyeta: “O Ibn Abas, çfarë nënkupton pjesa: “... i përulin gjokset e tyre...”? Ai më tha: “Fjala është për personin që turpërohej kur bënte marrëdhënie intime me bashkëshorten ose turpërohej kur zhvishej (për të kryer nevojën fiziologjike). Kështu, zbriti ajeti: “Ah! Në të vërtetë, ata i përulin gjokset e tyre, që të fshihen nga Ai...” (Hud, 5)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4682

Fjalë të panjohura?