Humejdi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Amri transmeton se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lexoi ajetin: “Ah! Në të vërtetë, ata i përulin gjokset e tyre, që të fshihen nga Ai. Por edhe sikur të mbulohen me petkat e tyre...” (Hud, 5) Transmetohet se Ibn Abasi ka thënë: ﴾يَسْتَغْشُونَ﴿ (Jestagshune): i mbulojnë kokat e tyre; ﴾سِيءَ بِهِمْ﴿ (Sie bihim): u zemërua me popullin e vet (77); ﴾وَضَاقَ بِهِمْ﴿ (Ve daka bihim): u ngushtua shpirtërisht për mysafirët e tij (77); ﴾بِقِطْعٍ مِّنَ اللَّيْلِ﴿ “Në një pjesë të natës": në orët e vona (81). Muxhahidi ka thënë: ﴾أُنِيبُ﴿ (Unibu): kthehem (88).
حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا عَمْرٌو قَالَ: قَرَأَ ابْنُ عَبَّاسٍ: ﴿أَلاَ إِنَّهُمْ يَثْنُونَ صُدُورَهُمْ لِيَسْتَخْفُوا مِنْهُ أَلاَ حِينَ يَسْتَغْشُونَ ثِيَابَهُمْ﴾ [هود: ٥] وَقَالَ غَيْرُهُ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: ﴿يَسْتَغْشُونَ﴾: يُغَطُّونَ رُءُوسَهُمْ. ﴿سِيءَ بِهِمْ﴾: سَاءَ ظَنُّهُ بِقَوْمِهِ. ﴿وَضَاقَ بِهِمْ﴾ [٧٧]: بِأَضْيَافِهِ. ﴿بِقِطْعٍ مِنَ اللَّيْلِ﴾ [٨١]: بِسَوَادٍ. وَقَالَ مُجَاهِدٌ: ﴿أُنِيبُ﴾ [٨٨]: أَرْجِعُ.