Sahihu i Buhariut — Hadithi 4683

164. Nënkapitulli: Ajeti: “Ah! Në të vërtetë, ata i përulin gjokset e tyre, që të fshihen nga Ai. Por edhe sikur të mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se çfarë fshehin ata dhe çfarë shfaqin. Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm se ç’ka në zemra (të çdokujt).”

﴾وَحَاقَ﴿ (Ve haka): ka zbritur (8). Muxhahidi ka thënë: ﴾تَبْتَئِسْ﴿ (Tebteis): mos u pikëllo (36). ﴾يَثْنُونَ صُدُورَهُمْ﴿ "I përulin gjokset e tyre": kanë dyshime dhe mëdyshje rreth së vërtetës (5); ﴾لِيَسْتَخْفُوا مِنْهُ﴿ "Që të fshihen nga ai": Të fshihen nga Allahu, po të kenë mundësi (5).

4683. Nga: Abdullah ibn Abasi

Humejdi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Amri transmeton se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lexoi ajetin: “Ah! Në të vërtetë, ata i përulin gjokset e tyre, që të fshihen nga Ai. Por edhe sikur të mbulohen me petkat e tyre...” (Hud, 5)
Transmetohet se Ibn Abasi ka thënë: ﴾يَسْتَغْشُونَ﴿ (Jestagshune): i mbulojnë kokat e tyre;
﴾سِيءَ بِهِمْ﴿ (Sie bihim): u zemërua me popullin e vet (77);
﴾وَضَاقَ بِهِمْ﴿ (Ve daka bihim): u ngushtua shpirtërisht për mysafirët e tij (77);
﴾بِقِطْعٍ مِّنَ اللَّيْلِ﴿ “Në një pjesë të natës": në orët e vona (81).
Muxhahidi ka thënë: ﴾أُنِيبُ﴿ (Unibu): kthehem (88).

Referenca: Sahihu i Buhariut 4683

Fjalë të panjohura?