Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Na ka treguar Meani, e këtij i ka treguar Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çelësat e fshehtësisë janë pesë, të cilat, përveç Allahut ﷻ, nuk i di askush: 1. “Askush, përveç Allahut, nuk e di ç'do të ndodhë nesër; 2. Askush, përveç Allahut, nuk e di ç'ka në mitra 1 ; 3. Askush, përveç Allahut, nuk e di kur do të bjerë shi; 4. Askush nuk e di ku do të vdesë, dhe 5. Askush, përveç Allahut, nuk e di se kur do të ndodhë Kiameti.”
حَدَّثَنِي إِبْرَاهِيمُ بْنُ الْمُنْذِرِ: حَدَّثَنَا مَعْنٌ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ دِينَارٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "مَفَاتِيحُ الْغَيْبِ خَمْسٌ لاَ يَعْلَمُهَا إِلاَّ اللَّهُ: ١. لاَ يَعْلَمُ مَا فِي غَدٍ إِلاَّ اللَّهُ، ٢. وَلاَ يَعْلَمُ مَا تَغِيضُ الأَرْحَامُ إِلاَّ اللَّهُ، ٣. وَلاَ يَعْلَمُ مَتَى يَأْتِي الْمَطَرُ أَحَدٌ إِلاَّ اللَّهُ، ٤. وَلاَ تَدْرِي نَفْسٌ بِأَىِّ أَرْضٍ تَمُوتُ، ٥. وَلاَ يَعْلَمُ مَتَى تَقُومُ السَّاعَةُ إِلاَّ اللَّهُ".