Sahihu i Buhariut — Hadithi 4697
176. Nënkapitulli: Ajeti: “Allahu e di se ç’mbart çdo femër dhe e di sa shkurtohet e sa zgjatet (koha e lindjes).”
﴾وَغِيضَ﴿ (Ve gida): është pakësuar (Hud, 44).
4697. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Na ka treguar Meani, e këtij i ka treguar Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çelësat e fshehtësisë janë pesë, të cilat, përveç Allahut ﷻ, nuk i di askush:
1. “Askush, përveç Allahut, nuk e di ç'do të ndodhë nesër;
2. Askush, përveç Allahut, nuk e di ç'ka në mitra1;
3. Askush, përveç Allahut, nuk e di kur do të bjerë shi;
4. Askush nuk e di ku do të vdesë, dhe
5. Askush, përveç Allahut, nuk e di se kur do të ndodhë Kiameti.”