Sahihu i Buhariut — Hadithi 470

Namazi · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Xhuajd ibn Abdurrahmani, e këtij i ka treguar Jezid ibn Husajfe se Saib ibn Jezidi tregon: “Po rrija në xhami, kur dikush më gjuajti me guralec. Kur këqyra, e pashë Omer ibn Hatabin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili më tha: “Shko dhe sillmi ata dy persona.” Kur ia çova, i pyeti: “Cilët jeni ju?” - ose ka thënë: “Prej nga jeni?” - Nga Taifi, - iu përgjigjën. - Sikur të ishit vendas, do t'ju jepja një dajak të mirë. Po e ngrini zërin brenda Xhamisë së të Dërguarit të Allahut ﷺ! - i qortoi Omeri.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا الْجُعَيْدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ قَالَ: حَدَّثَنِي يَزِيدُ بْنُ خُصَيْفَةَ، عَنِ السَّائِبِ بْنِ يَزِيدَ قَالَ: كُنْتُ قَائِمًا فِي الْمَسْجِدِ فَحَصَبَنِي رَجُلٌ، فَنَظَرْتُ فَإِذَا عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ فَقَالَ: اذْهَبْ فَأْتِنِي بِهَذَيْنِ. فَجِئْتُهُ بِهِمَا. قَالَ: مَنْ أَنْتُمَا - أَوْ مِنْ أَيْنَ أَنْتُمَا؟ قَالاَ: مِنْ أَهْلِ الطَّائِفِ. قَالَ: لَوْ كُنْتُمَا مِنْ أَهْلِ الْبَلَدِ لأَوْجَعْتُكُمَا، تَرْفَعَانِ أَصْوَاتَكُمَا فِي مَسْجِدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ!

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/470