Sahihu i Buhariut — Hadithi 4716

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Ikrime se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), në lidhje me fjalën e Allahut: “ E atë pamjen që të treguam (natën e Miraxhit) e bëmë vetëm sprovë për njerëzit ...”, (Isra, 60) ka thënë: “Ishte pamje reale, që të Dërguarit të Allahut ﷺ iu mundësua ta shohë natën kur u bart në Bejtu Makdis (xhaminë Aksa). Ndërkaq, për fjalët: “...dhe pemën e mallkuar në Kuran...” (Isra, 60) ka thënë: “Fjala është për pemën zekum.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ عَنْ عَمْرٍو، عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنه -: ﴿... وَمَا جَعَلْنَا الرُّؤْيَا الَّتِي أَرَيْنَاكَ إِلاَّ فِتْنَةً لِلنَّاسِ...﴾ [الإسراء: ٦٠] قَالَ: هِيَ رُؤْيَا عَيْنٍ أُرِيَهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لَيْلَةَ أُسْرِيَ بِهِ: ﴿... وَالشَّجَرَةَ الْمَلْعُونَةَ...﴾ [الإسراء: ٦٠] قَال: شَجَرَةُ الزَّقُّومِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4716