Sahihu i Buhariut — Hadithi 4716

194. Nënkapitulli: Ajeti: “E atë pamjen që të treguam (natën e Miraxhit) e bëmë vetëm sprovë për njerëzit...”

4716. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Ikrime se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), në lidhje me fjalën e Allahut:E atë pamjen që të treguam (natën e Miraxhit) e bëmë vetëm sprovë për njerëzit...”, (Isra, 60) ka thënë: “Ishte pamje reale, që të Dërguarit të Allahut ﷺ iu mundësua ta shohë natën kur u bart në Bejtu Makdis (xhaminë Aksa). Ndërkaq, për fjalët: “...dhe pemën e mallkuar në Kuran...” (Isra, 60) ka thënë: “Fjala është për pemën zekum.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4716

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?