Kutejbe ibn Saidiu na ka thënë: Na ka treguar Ejub ibn Nexhari, e ky nga Jahja ibn Kethiri, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Musai debatoi me Ademin duke i thënë: “Ti je ai, që me mëkatin tënd i nxore njerëzit prej Xhenetit dhe ua solle vuajtjen?!” Ademi ia ktheu: “O Musa, Allahu të përzgjodhi me shpallje dhe të foli drejtpërdrejt, a po më fajëson për diçka që Allahu ma shkroi mua para se të më krijojë, ose ma caktoi mua para se të më krijojë?” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ademi triumfoi kundrejt Musait.”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنِ سَاعِدٍ: حَدَّثَنَا أَيُّوبُ بْنُ النَّجَّارِ عَنْ يَحْيَى بْنِ أَبِي كَثِيرٍ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "حَاجَّ مُوسَى آدَمَ، فَقَالَ لَهُ: أَنْتَ الَّذِي أَخْرَجْتَ النَّاسَ مِنَ الْجَنَّةِ بِذَنْبِكَ وَأَشْقَيْتَهُمْ؟ قَالَ: قَالَ آدَمُ: يَا مُوسَى، أَنْتَ الَّذِي اصْطَفَاكَ اللَّهُ بِرِسَالَتِهِ، وَبِكَلاَمِهِ، أَتَلُومُنِي عَلَى أَمْرٍ كَتَبَهُ اللَّهُ عَلَىَّ قَبْلَ أَنْ يَخْلُقَنِي؟ أَوْ: قَدَّرَهُ عَلَىَّ قَبْلَ أَنْ يَخْلُقَنِي؟" قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "فَحَجَّ آدَمُ مُوسَى".