Sahihu i Buhariut — Hadithi 4738

214. Nënkapitulli: Ajeti: “E të mos ju nxjerrë ju kurrsesi nga Xheneti e të vuash pastaj.”

4738. Nga: Ebu Hurejra

Kutejbe ibn Saidiu na ka thënë: Na ka treguar Ejub ibn Nexhari, e ky nga Jahja ibn Kethiri, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Musai debatoi me Ademin duke i thënë: “Ti je ai, që me mëkatin tënd i nxore njerëzit prej Xhenetit dhe ua solle vuajtjen?!” Ademi ia ktheu: “O Musa, Allahu të përzgjodhi me shpallje dhe të foli drejtpërdrejt, a po më fajëson për diçka që Allahu ma shkroi mua para se të më krijojë, ose ma caktoi mua para se të më krijojë?”
I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ademi triumfoi kundrejt Musait.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4738

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?