Sahihu i Buhariut — Hadithi 4739

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku, e ky e ka dëgjuar Abdurrahman ibn Jezidin se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), për suret: Isra (Benu Israilët), Kehf, Merjem, Taha dhe Enbija, ka thënë se janë ndër suret e para të hershme. Katadja ka thënë: ﴾جُذَاذًا﴿ (Xhudhadhen): I bëri copa (58). Haseni ka thënë: ﴾فِي فَلَكٍ﴿ (Fi felekin): Sikur rrotka e boshtit të tjerrjes (33). ﴾يَسْبَحُونَ﴿ (Jesbehun): Sillen. Ibn Abasi ka thënë: ﴾نَفَشَتْ﴿ (Nefeshet): Kanë kullotur natën (78). ﴾يُصْحَبُونَ﴿ (Jus'habun): Ndalohen (43). ﴾أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً﴿ (Umetukum umeten vahideten): Feja juaj është fe e vetme (92). Ikrime ka thënë: ﴾حَصَبُ﴿ (Hasabu): Në gjuhën abisinase: drunjtë (98). Disa të tjerë kanë thënë: ﴾أَحَسُّوا﴿ (Ehasu): E parashikuan (12). ﴾خَامِدِينَ﴿ (Hamidin): Të shuar (15). ﴾حَصِيدًا﴿ (Hasiden): I shkulur. ﴾لَا يَسْتَحْسِرُونَ﴿ (La jestahsirune): Nuk lodhen (19). E kësaj baze është edhe fjala: ﴾حَسِيرٌ﴿ (Hasirun): E ndala devenë time (Mulk, 4). ﴾نُكِسُوا﴿ (Nukisu): I kthehen (vetes) (65). ﴾صَنْعَةَ لَبُوسٍ﴿ (Lebus): Mburojat (80). ﴾تَقَطَّعُوا أَمْرَهُم﴿ (Tekattau emrahum): Janë përçarë (93). ﴾حَسِيسَهَا﴿ (Hasiseha): Zë i ulët (102). ﴾آذَنَّاكَ﴿ (Adhennake): Ta kemi mësuar (Fusilet, 47). ﴾آذَنتُكُمْ﴿ (Adhentukum): Kur t'ia bësh me dije (109). ﴾عَلَىٰ سَوَاءٍ﴿ (Ala sevain): Ti dhe ai jeni të barabartë, nuk i mashtron (109). Muxhahidi ka thënë: ﴾لَعَلَّكُمْ تُسْأَلُونَ﴿ (Lealekum tus'elun): Ndoshta do ta kuptoni (13). ﴾ارْتَضَىٰ﴿ (Irteda): Është i kënaqur (28). ﴾التَّمَاثِيلُ﴿ (Et temathil): Idhujt (52). ﴾السِّجِلِّ﴿ (Es sixhil): Fletushka (104).

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ قَالَ: سَمِعْتُ عَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ يَزِيدَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: بَنِي إِسْرَائِيلَ، وَالْكَهْفُ، وَمَرْيَمُ، وَطَهَ، وَالأَنْبِيَاءُ، هُنَّ مِنَ الْعِتَاقِ الأُوَلِ، وَهُنَّ مِنْ تِلاَدِي. وَقَالَ قَتَادَةُ: ﴿جُذَاذًا﴾ [٥٨] : قَطَّعَهُنَّ. وَقَالَ الْحَسَنُ ﴿فِي فَلَكٍ﴾ [٣٣]: مِثْلِ فَلْكَةِ الْمِغْزَلِ. ﴿يَسْبَحُونَ﴾: يَدُورُونَ. قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: ﴿نَفَشَتْ﴾ [٧٨]: رَعَتْ لَيْلًا. ﴿يُصْحَبُونَ﴾ [٤٣]: يُمْنَعُونَ. ﴿أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً﴾ [٩٢]: قَالَ: دِينُكُمْ دِينٌ وَاحِدٌ. وَقَالَ عِكْرِمَةُ: ﴿حَصَبُ جَهَنَّمَ﴾ [٩٨]: حَطَبُ بِالْحَبَشِيَّةِ. وَقَالَ غَيْرُهُ: ﴿أَحَسُّوا﴾ [١٢]: تَوَقَّعُوا، مِنْ أَحْسَسْتُ. ﴿خَامِدِينَ﴾ [١٥]: هَامِدِينَ. وَالحَصِيدُ: مُسْتَأْصَلٌ، يَقَعُ عَلَى الْوَاحِدِ وَالاِثْنَيْنِ وَالْجَمِيعِ. ﴿لاَ يَسْتَحْسِرُونَ﴾ [١٩]: لاَ يَعْيَوْنَ، وَمِنْهُ: ﴿حَسِيرٌ﴾ [الملك: ٤]؛ وَحَسَرْتُ بَعِيرِي. ﴿نُكِسُوا﴾ [٦٥]: رُدُّوا. ﴿صَنْعَةَ لَبُوسٍ﴾ [٨٠]: الدُّرُوعُ. ﴿تَقَطَّعُوا أَمْرَهُمْ﴾ [٩٣]: اخْتَلَفُوا. - الْحَسِيسُ، وَالْحِسُّ، وَالْجَرْسُ، وَالْهَمْسُ وَاحِدٌ، وَهُوَ مِنَ الصَّوْتِ الْخَفِيِّ -. ﴿آذَنَّاكَ﴾ [فصلت: ٤٧]: أَعْلَمْنَاكَ. ﴿آذَنْتُكُمْ﴾ [١٠٩]: إِذَا أَعْلَمْتَهُ فَأَنْتَ وَهُوَ ﴿عَلَى سَوَاءٍ﴾: لَمْ تَغْدِرْ. وَقَالَ مُجَاهِدٌ: ﴿لَعَلَّكُمْ تُسْأَلُونَ﴾ [١٣]: تُفْهَمُونَ. ﴿ارْتَضَى﴾ [٢٨]: رَضِيَ. ﴿التَّمَاثِيلُ﴾ [٥٢]: الأَصْنَامُ. ﴿السِّجِلِّ﴾: الصَّحِيفَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4739