Sahihu i Buhariut — Hadithi 4739
4739. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku, e ky e ka dëgjuar Abdurrahman ibn Jezidin se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), për suret: Isra (Benu Israilët), Kehf, Merjem, Taha dhe Enbija, ka thënë se janë ndër suret e para të hershme.
Katadja ka thënë: ﴾جُذَاذًا﴿ (Xhudhadhen): I bëri copa (58).
Haseni ka thënë: ﴾فِي فَلَكٍ﴿ (Fi felekin): Sikur rrotka e boshtit të tjerrjes (33).
﴾يَسْبَحُونَ﴿ (Jesbehun): Sillen.
Ibn Abasi ka thënë: ﴾نَفَشَتْ﴿ (Nefeshet): Kanë kullotur natën (78).
﴾يُصْحَبُونَ﴿ (Jus'habun): Ndalohen (43).
﴾أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً﴿ (Umetukum umeten vahideten): Feja juaj është fe e vetme (92).
Ikrime ka thënë: ﴾حَصَبُ﴿ (Hasabu): Në gjuhën abisinase: drunjtë (98).
Disa të tjerë kanë thënë: ﴾أَحَسُّوا﴿ (Ehasu): E parashikuan (12).
﴾خَامِدِينَ﴿ (Hamidin): Të shuar (15).
﴾حَصِيدًا﴿ (Hasiden): I shkulur.
﴾لَا يَسْتَحْسِرُونَ﴿ (La jestahsirune): Nuk lodhen (19). E kësaj baze është edhe fjala: ﴾حَسِيرٌ﴿ (Hasirun): E ndala devenë time (Mulk, 4).
﴾نُكِسُوا﴿ (Nukisu): I kthehen (vetes) (65).
﴾صَنْعَةَ لَبُوسٍ﴿ (Lebus): Mburojat (80).
﴾تَقَطَّعُوا أَمْرَهُم﴿ (Tekattau emrahum): Janë përçarë (93).
﴾حَسِيسَهَا﴿ (Hasiseha): Zë i ulët (102).
﴾آذَنَّاكَ﴿ (Adhennake): Ta kemi mësuar (Fusilet, 47).
﴾آذَنتُكُمْ﴿ (Adhentukum): Kur t'ia bësh me dije (109).
﴾عَلَىٰ سَوَاءٍ﴿ (Ala sevain): Ti dhe ai jeni të barabartë, nuk i mashtron (109).
Muxhahidi ka thënë: ﴾لَعَلَّكُمْ تُسْأَلُونَ﴿ (Lealekum tus'elun): Ndoshta do ta kuptoni (13).
﴾ارْتَضَىٰ﴿ (Irteda): Është i kënaqur (28).
﴾التَّمَاثِيلُ﴿ (Et temathil): Idhujt (52).
﴾السِّجِلِّ﴿ (Es sixhil): Fletushka (104).