Sahihu i Buhariut — Hadithi 474

Namazi · Transmetuesi: Ebu Vakid Lejthiu

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai, se këtij i ka treguar Ebu Murra, i çrobëruari i Akil ibn Ebu Talibit, se Ebu Vakid Lejthiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në xhami, erdhën tre persona. Dy prej tyre iu bashkëngjitën tubimit të Pejgamberit ﷺ, kurse i treti u largua. Njëri gjeti një hapësirë dhe u ul, kurse tjetri u ul mbrapa turmës, kurse i treti ktheu shpinën dhe u largua. Pasi e kreu, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “A t'ju tregoj për këta tre persona? I pari u strehua tek Allahu, andaj Allahu e strehoi; I dyti u turpërua, andaj edhe Allahu u turpërua prej tij (që ta linte pa e shpërblyer) ; kurse I treti ktheu shpinën dhe u largua, kësisoj edhe Allahu u largua prej tij . ”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ إِسْحَاقَ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي طَلْحَةَ، أَنَّ أَبَا مُرَّةَ، مَوْلَى عَقِيلِ بْنِ أَبِي طَالِبٍ أَخْبَرَهُ عَنْ أَبِي وَاقِدٍ اللَّيْثِيِّ قَالَ: بَيْنَمَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي الْمَسْجِدِ فَأَقْبَلَ ثَلاَثَةُ نَفَرٍ، فَأَقْبَلَ اثْنَانِ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَذَهَبَ وَاحِدٌ، فَأَمَّا أَحَدُهُمَا فَرَأَى فُرْجَةً فَجَلَسَ، وَأَمَّا الآخَرُ فَجَلَسَ خَلْفَهُمْ، وأَمَا الآخَرُ فَأَدْبَرَ ذَاهِبا، فَلَمَّا فَرَغَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "أَلاَ أُخْبِرُكُمْ عَنِ الثَّلاَثَةِ؟ ١. أَمَّا أَحَدُهُمْ فَأَوَى إِلَى اللَّهِ، فَآوَاهُ اللَّهُ، ٢. وَأَمَّا الآخَرُ فَاسْتَحْيَا، فَاسْتَحْيَا اللَّهُ مِنْهُ، ٣. وَأَمَّا الآخَرُ فَأَعْرَضَ، فَأَعْرَضَ اللَّهُ عَنْهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/474