Sahihu i Buhariut — Hadithi 474

84. Nënkapitulli: Tubimi dhe ndeja në xhami

474. Nga: Ebu Vakid Lejthiu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai, se këtij i ka treguar Ebu Murra, i çrobëruari i Akil ibn Ebu Talibit, se Ebu Vakid Lejthiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në xhami, erdhën tre persona. Dy prej tyre iu bashkëngjitën tubimit të Pejgamberit ﷺ, kurse i treti u largua. Njëri gjeti një hapësirë dhe u ul, kurse tjetri u ul mbrapa turmës, kurse i treti ktheu shpinën dhe u largua. Pasi e kreu, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “A t'ju tregoj për këta tre persona?

I pari u strehua tek Allahu, andaj Allahu e strehoi;

I dyti u turpërua, andaj edhe Allahu u turpërua prej tij (që ta linte pa e shpërblyer); kurse

I treti ktheu shpinën dhe u largua, kësisoj edhe Allahu u largua prej tij.

Referenca: Sahihu i Buhariut 474

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?