Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Muëtemir ibn Sulejmani, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e këtij i ka treguar Ebu Mixhlezi, e ky nga Kajs ibn Ubadi se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ditën e Kiametit, unë do të jem i pari që do t'i bie në gjunjë Mëshiruesit (të merrem në pyetje) për dyluftim (në rrugën e Tij në këtë botë).” Kajsi ka thënë: “Ajeti: “Këta janë dy kundërshtarë (grupe) që grinden për Zotin e tyre...” (Haxh, 19) ka zbritur për ata që kanë hyrë në dyluftim ditën e Bedrit, të cilët janë: “Aliu, Hamzai dhe Ubejde ibn Harithi kundër Shejbe ibn Rebias, Utbe ibn Rebias dhe Velid ibn Utbes.”
حَدَّثَنَا حَجَّاجُ بْنُ مِنْهَالٍ: حَدَّثَنَا مُعْتَمِرُ بْنُ سُلَيْمَانَ قَالَ: سَمِعْتُ أَبِي قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو مِجْلَزٍ عَنْ قَيْسِ بْنِ عُبَادٍ، عَنْ عَلِيِّ - رضى الله عنه - قَالَ: أَنَا أَوَّلُ مَنْ يَجْثُو بَيْنَ يَدَىِ الرَّحْمَنِ لِلْخُصُومَةِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ. قَالَ قَيْسٌ: وَفِيهِمْ نَزَلَتْ: ﴿هَذَانِ خَصْمَانِ اخْتَصَمُوا فِي رَبِّهِمْ﴾ [الحج: ١٩] قَالَ: هُمُ الَّذِينَ بَارَزُوا يَوْمَ بَدْرٍ: عَلِيٌّ، وَحَمْزَةُ، وَعُبَيْدَةُ، وَشَيْبَةُ بْنُ رَبِيعَةَ، وَعُتْبَةُ بْنُ رَبِيعَةَ، وَالْوَلِيدُ بْنُ عُتْبَةَ.