Sahihu i Buhariut — Hadithi 4744

218. Nënkapitulli: Ajeti: “Këta janë dy kundërshtarë (grupe kundërshtarësh; besimtarë dhe jobesimtarë) që grinden për Zotin e tyre...”

4744. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Muëtemir ibn Sulejmani, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e këtij i ka treguar Ebu Mixhlezi, e ky nga Kajs ibn Ubadi se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ditën e Kiametit, unë do të jem i pari që do t'i bie në gjunjë Mëshiruesit (të merrem në pyetje) për dyluftim (në rrugën e Tij në këtë botë).”
Kajsi ka thënë: “Ajeti: “Këta janë dy kundërshtarë (grupe) që grinden për Zotin e tyre...” (Haxh, 19) ka zbritur për ata që kanë hyrë në dyluftim ditën e Bedrit, të cilët janë: “Aliu, Hamzai dhe Ubejde ibn Harithi kundër Shejbe ibn Rebias, Utbe ibn Rebias dhe Velid ibn Utbes.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4744

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?