Sahihu i Buhariut — Hadithi 4745

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Jusuf Ferjabiu, e këtij i ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Zuhejri se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Uvejmiri vajti tek Asim ibn Adiu, zotëria i fisit benu axhlan, e i tha: “Çfarë thoni për një burrë që gjen një burrë tjetër me gruan e tij? A e vret atë e pastaj edhe këtë ta vrisni, apo si të veprojë? Pyete për mua të Dërguarin e Allahut ﷺ në lidhje me këtë.” Kështu, Asimi shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut...” Por, Pejgamberi ﷺ i urrente pyetjet (për gjëra para se të ndodhnin). Uvejmiri e pyeti Asimin, por iu përgjigj: “I Dërguari i Allahut ﷺ i urren pyetjet (për gjëra para se të ndodhin) dhe i qorton ato.” Atëherë Uvejmiri tha: “Për Allahun, nuk do të ndalem derisa vetë ta pyes për këtë.” Kështu, Uvejmiri shkoi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, çfar thua për një burrë që gjen një burrë tjetër me gruan e tij? A e vret atë, e pastaj edhe këtë ta vrisni, apo si të veprojë?” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Allahu zbriti Kuran për ty dhe për gruan tënde.” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ i urdhëroi këta dy që të mallkojnë njëri-tjetrin, ashtu siç e ka përmendur Allahu në Librin e Tij. Kështu, Uvejmiri e mallkoi gruan, pastaj tha: “O i Dërguari i Allahut, nëse e mbaj atë, vetëm se i bëj zullum.” Prandaj e shkurorëzoi. Pas tyre, tradita mbeti e tillë për ata që mallkohen mes vete (bëjnë lian). Pas kësaj, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Shikojeni atë, nëse ajo lind fëmijë të zi, me sy të zi, me vithe të mëdha e me kërcinj të plotë, mendoj se Uvejmiri e ka thënë të vërtetën për të. E, nëse ajo e lind të kuq sikurse të ishte lloj zhapiu, mendoj se Uvejmiri ka gënjyer për të.” Ajo e lindi (të zi) ashtu siç e kishte përshkruar i Dërguari i Allahut ﷺ, duke i miratuar fjalët e Uvejmirit, kështu që pas kësaj fëmija i atribuohej nënës së vet.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ الفَرْيَابِي: حَدَّثَنَا الأَوْزَاعِيُّ قَالَ: حَدَّثَنِي الزُّهْرِيُّ عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ: أَنَّ عُوَيْمِرًا أَتَى عَاصِمَ بْنَ عَدِيٍّ - وَكَانَ سَيِّدَ بَنِي عَجْلاَنَ - فَقَالَ: كَيْفَ تَقُولُونَ فِي رَجُلٍ وَجَدَ مَعَ امْرَأَتِهِ رَجُلاً؟ أَيَقْتُلُهُ فَتَقْتُلُونَهُ؟ أَمْ كَيْفَ يَصْنَعُ؟ سَلْ لِي رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عَنْ ذَلِكَ! فَأَتَى عَاصِمٌ النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، فَكَرِهَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الْمَسَائِلَ، فَسَأَلَهُ عُوَيْمِرٌ فَقَالَ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ كَرِهَ الْمَسَائِلَ وَعَابَهَا. قَالَ عُوَيْمِرٌ: وَاللَّهِ لاَ أَنْتَهِي حَتَّى أَسْأَلَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عَنْ ذَلِكَ. فَجَاءَ عُوَيْمِرٌ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، رَجُلٌ وَجَدَ مَعَ امْرَأَتِهِ رَجُلاً، أَيَقْتُلُهُ فَتَقْتُلُونَهُ؟ أَمْ كَيْفَ يَصْنَعُ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "قَدْ أَنْزَلَ اللَّهُ الْقُرْآنَ فِيكَ وَفِي صَاحِبَتِكَ". فَأَمَرَهُمَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِالْمُلاَعَنَةِ بِمَا سَمَّى اللَّهُ فِي كِتَابِهِ، فَلاَعَنَهَا، ثُمَّ قَالَ يَا رَسُولَ اللَّهِ: إِنْ حَبَسْتُهَا فَقَدْ ظَلَمْتُهَا، فَطَلَّقَهَا. فَكَانَتْ سُنَّةً لِمَنْ كَانَ بَعْدَهُمَا فِي الْمُتَلاَعِنَيْنِ. ثُمَّ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "انْظُرُوا فَإِنْ جَاءَتْ بِهِ أَسْحَمَ، أَدْعَجَ الْعَيْنَيْنِ، عَظِيمَ الأَلْيَتَيْنِ، خَدَلَّجَ السَّاقَيْنِ، فَلاَ أَحْسِبُ عُوَيْمِرًا إِلاَّ قَدْ صَدَقَ عَلَيْهَا، وَإِنْ جَاءَتْ بِهِ أُحَيْمِرَ كَأَنَّهُ وَحَرَةٌ، فَلاَ أَحْسِبُ عُوَيْمِرًا إِلاَّ قَدْ كَذَبَ عَلَيْهَا". فَجَاءَتْ بِهِ عَلَى النَّعْتِ الَّذِي نَعَتَ بِهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مِنْ تَصْدِيقِ عُوَيْمِرٍ، فَكَانَ - بَعْدُ - يُنْسَبُ إِلَى أُمِّهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4745