Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Omer ibn Seid ibn Ebu Husejni se Ibn Ebu Mulejke tregon: “Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kërkoi leje për të hyrë tek Aishja teksa ajo ishte në shtratin e vdekjes, por ajo tha: “Kam frikë se do të më lavdërojë!” Dikush i tha: “Ai është djali i axhës së të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe musliman i dalluar.” Kështu, ajo pranoi dhe tha: “Jepni leje.” - Si po ndihesh? - pyeti Ibn Abasi. - Mirë, nëse jam e devotshme, - iu përgjigj Aishja. - Ti je mirë, në dashtë Allahu, sepse ke qenë gruaja e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Askënd përpos teje nuk e ka martuar beqare dhe për ty ka zbritur shfajësimi prej qiellit, - i tha Ibn Abasi. Pas tij hyri Ibn Zubejri, ndaj ajo i tha: “Ibn Abasi hyri tek unë dhe më lavdëroi, ndërkohë unë do të kisha dëshirë të isha gjë e harruar.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا يَحْيَى عَنْ عُمَرَ بْنِ سَعِيدِ بْنِ أَبِي حُسَيْنٍ قَالَ: حَدَّثَنِي ابْنُ أَبِي مُلَيْكَةَ قَالَ: اسْتَأْذَنَ ابْنُ عَبَّاسٍ قَبْلَ مَوْتِهَا عَلَى عَائِشَةَ، وَهِيَ مَغْلُوبَةٌ، قَالَتْ: أَخْشَى أَنْ يُثْنِيَ عَلَىَّ. فَقِيلَ: ابْنُ عَمِّ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَمِنْ وُجُوهِ الْمُسْلِمِينَ!؟ قَالَتِ: ائْذَنُوا لَهُ. فَقَالَ: كَيْفَ تَجِدِينَكِ؟ قَالَتْ: بِخَيْرٍ إِنِ اتَّقَيْتُ. قَالَ: فَأَنْتِ بِخَيْرٍ - إِنْ شَاءَ اللَّهُ تَعَالَى - زَوْجَةُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، وَلَمْ يَنْكِحْ بِكْرًا غَيْرَكِ، وَنَزَلَ عُذْرُكِ مِنَ السَّمَاءِ. وَدَخَلَ ابْنُ الزُّبَيْرِ خِلاَفَهُ فَقَالَتْ: دَخَلَ ابْنُ عَبَّاسٍ فَأَثْنَى عَلَىَّ، وَوَدِدْتُ أَنِّي كُنْتُ نِسْيًا مَنْسِيًّا.