Sahihu i Buhariut — Hadithi 4753

Nënkapitulli: Ajeti: “Përse kur e dëgjuat (shpifjen), nuk thatë: "Neve nuk na takon të flasim për këtë. I Lartësuar je Ti, kjo është shpifje e madhe!”

4753. Nga: Abdullah ibn Ebu Mulejke

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Omer ibn Seid ibn Ebu Husejni se Ibn Ebu Mulejke tregon: “Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kërkoi leje për të hyrë tek Aishja teksa ajo ishte në shtratin e vdekjes, por ajo tha: “Kam frikë se do të më lavdërojë!” Dikush i tha: “Ai është djali i axhës së të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe musliman i dalluar.” Kështu, ajo pranoi dhe tha: “Jepni leje.”

- Si po ndihesh? - pyeti Ibn Abasi.

- Mirë, nëse jam e devotshme, - iu përgjigj Aishja.

- Ti je mirë, në dashtë Allahu, sepse ke qenë gruaja e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Askënd përpos teje nuk e ka martuar beqare dhe për ty ka zbritur shfajësimi prej qiellit, - i tha Ibn Abasi.

Pas tij hyri Ibn Zubejri, ndaj ajo i tha: “Ibn Abasi hyri tek unë dhe më lavdëroi, ndërkohë unë do të kisha dëshirë të isha gjë e harruar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4753

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?