Sahihu i Buhariut — Hadithi 4755

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Duha se Mesruku tregon: “Hasan ibn Thabiti shkoi tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i kërkoi leje për të hyrë. Unë i thashë: “A këtij po i jep leje vallë?” - A nuk e ka goditur atë dënim i madh?! - më tha Aishja. Sufjani shton: “Kishte për qëllim verbërinë e tij.” Hasani recitoi: "E ndershmja, e urta, për dyshime nuk akuzohet, E uritur qëndron, dhe mishit të të ndershmeve nuk i afrohet.” Aishja ia ktheu: “Por ti (nuk je ashtu).”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ أَبِي الضُّحَى، عَنْ مَسْرُوقٍ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: جَاءَ حَسَّانُ بْنُ ثَابِتٍ يَسْتَأْذِنُ عَلَيْهَا. قُلْتُ: أَتَأْذَنِينَ لِهَذَا؟ قَالَتْ: أَوَلَيْسَ قَدْ أَصَابَهُ عَذَابٌ عَظِيمٌ؟ - قَالَ سُفْيَانُ: تَعْنِي ذَهَابَ بَصَرِهِ -. فَقَالَ: حَصَانٌ رَزَانٌ مَا تُزَنُّ بِرِيبَةٍ ، وَتُصْبِحُ غَرْثَى مِنْ لُحُومِ الْغَوَافِلِ. قَالَتْ: لَكِنْ أَنْتَ! ...

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4755