Sahihu i Buhariut — Hadithi 4755
227. Nënkapitulli: Ajeti: “Allahu ju këshillon, që të mos përsëritni kurrë më diçka të ngjashme, nëse jeni besimtarë.”
4755. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Duha se Mesruku tregon: “Hasan ibn Thabiti shkoi tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i kërkoi leje për të hyrë. Unë i thashë: “A këtij po i jep leje vallë?”
- A nuk e ka goditur atë dënim i madh?! - më tha Aishja.
Sufjani shton: “Kishte për qëllim verbërinë e tij.”
Hasani recitoi:
"E ndershmja, e urta, për dyshime nuk akuzohet,
E uritur qëndron, dhe mishit të të ndershmeve nuk i afrohet.”
Aishja ia ktheu: “Por ti (nuk je ashtu).”