Sahihu i Buhariut — Hadithi 4756

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e këtë e ka lajmëruar Shuëbe, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Duha se Mesruku tregon: “Kur Hasan ibn Thabiti shkoi tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), i recitoi: "E ndershmja, e urta, për dyshime nuk akuzohet, E uritur qëndron, dhe mishit të të ndershmeve nuk i afrohet.” Atëherë Aishja i tha atij: “Por ti nuk je ashtu.” E pyeta Aishen: “Pse po e lejon të tillin të vijë te ti, kur Allahu i Madhëruar ka thënë: “... kurse atë që ka shpifur më shumë...” (Nur, 11) - E po, a ka dënim më të madh se verbëria? Megjithatë, ai e mbronte të Dërguarin e Allahut ﷺ me poezitë e tij, - tha Aishja.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي عَدِيٍّ: أَنْبَأَنَا شُعْبَةُ عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ أَبِي الضُّحَى، عَنْ مَسْرُوقٍ قَالَ: دَخَلَ حَسَّانُ بْنُ ثَابِتٍ عَلَى عَائِشَةَ فَشَبَّبَ وَقَالَ: حَصَانٌ رَزَانٌ مَا تُزَنُّ بِرِيبَةٍ، وَتُصْبِحُ غَرْثَى مِنْ لُحُومِ الْغَوَافِلِ. قَالَتْ عَائِشَةُ: لَسْتَ كَذَاكَ. قُلْتُ: تَدَعِينَ مِثْلَ هَذَا يَدْخُلُ عَلَيْكِ وَقَدْ أَنْزَلَ اللَّهُ: ﴿وَالَّذِي تَوَلَّى كِبْرَهُ مِنْهُمْ﴾؟ [النور: ١١] فَقَالَتْ: وَأَىُّ عَذَابٍ أَشَدُّ مِنَ الْعَمَى؟ وَقَالَتْ: وَقَدْ كَانَ يَرُدُّ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4756