Zekerija ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Hishami se babai i tij Urve tregon se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Unë i xhelozoja ato gra që ia dhuronin vetveten të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe thosha: “Si e dhuron gruaja veten e saj?” E, pasi zbriti ajeti: “Ti mund ta largosh (lëshosh) kë të duash prej tyre dhe të mbash pranë vetes kë të duash, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat...” , (Ahzab, 51) i thashë: “K am përshtypjen se Zoti yt po shpejton në realizimin e dëshirave të tua! "
حَدَّثَنَا زَكَرِيَّاءُ بْنُ يَحْيَى: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ: قَالَ هِشَامٌ: حَدَّثَنَا عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: كُنْتُ أَغَارُ عَلَى اللاَّتِي وَهَبْنَ أَنْفُسَهُنَّ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ، وَأَقُولُ: أَتَهَبُ الْمَرْأَةُ نَفْسَهَا؟ فَلَمَّا أَنْزَلَ اللَّهُ تَعَالَى: ﴿تُرْجِئُ مَنْ تَشَاءُ مِنْهُنَّ وَتُؤْوِي إِلَيْكَ مَنْ تَشَاءُ وَمَنِ ابْتَغَيْتَ مِمَّنْ عَزَلْتَ فَلاَ جُنَاحَ عَلَيْكَ﴾ [الأحزاب: ٥١] قُلْتُ: مَا أُرَى رَبَّكَ إِلاَّ يُسَارِعُ فِي هَوَاكَ.