Sahihu i Buhariut — Hadithi 4788

249. Nënkapitulli: Ajeti: “Ti mund të largosh (lëshosh) kë të duash prej tyre dhe të mbash pranë vete kë të duash, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat.”

Ibn Abasi ka thënë: ﴾تُرْجِئُ‏﴿ (Turxhi): Ta largosh (51). Sikurse shprehja: ﴾أَرْجِهُ﴿ (Erxhih): Largoje (Araf, 111).

4788. Nga: Urve ibn Zubejri

Zekerija ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Hishami se babai i tij Urve tregon se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Unë i xhelozoja ato gra që ia dhuronin vetveten të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe thosha: “Si e dhuron gruaja veten e saj?” E, pasi zbriti ajeti: “Ti mund ta largosh (lëshosh) kë të duash prej tyre dhe të mbash pranë vetes kë të duash, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat...”, (Ahzab, 51) i thashë: “Kam përshtypjen se Zoti yt po shpejton në realizimin e dëshirave të tua!"

Referenca: Sahihu i Buhariut 4788

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?