Sahihu i Buhariut — Hadithi 4789

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Hiban ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Asim Ahveli se Muadhja tregon se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pasi të Dërguarit të Allahut ﷺ i zbriti ajeti: “Ti mund të largosh (lëshosh) kë të duash prej tyre dhe të mbash pranë vete kë të duash, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat...”, (Ahzab, 51) ai kërkonte leje prej nesh në ditën e gruas që ishte (për të shkuar te tjetra). Muadhja shton: “Unë e pyeta: “Çfarë i thoshe?” Aishja u përgjigj: “Unë i thosha: “Nëse kjo gjë varet prej meje, o i Dërguari i Allahut, unë nuk i jap përparësi askujt në ty.” Transmetimin e Abdullahut e fuqizon Abad ibn Abadi, i cili e ka dëgjuar Asimin.

Arabisht

حَدَّثَنَا حِبَّانُ بْنُ مُوسَى: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا عَاصِمٌ الأَحْوَلُ عَنْ مُعَاذَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ كَانَ يَسْتَأْذِنُ فِي يَوْمِ الْمَرْأَةِ مِنَّا، بَعْدَ أَنْ أُنْزِلَتْ هَذِهِ الآيَةُ: ﴿تُرْجِئُ مَنْ تَشَاءُ مِنْهُنَّ وَتُؤْوِي إِلَيْكَ مَنْ تَشَاءُ وَمَنِ ابْتَغَيْتَ مِمَّنْ عَزَلْتَ فَلاَ جُنَاحَ عَلَيْكَ﴾ . [الأحزاب: ٥١] فَقُلْتُ لَهَا: مَا كُنْتِ تَقُولِينَ؟ قَالَتْ: كُنْتُ أَقُولُ لَهُ: إِنْ كَانَ ذَاكَ إِلَىَّ فَإِنِّي لاَ أُرِيدُ يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَنْ أُوثِرَ عَلَيْكَ أَحَدًا. تَابَعَهُ عَبَّادُ بْنُ عَبَّادٍ: سَمِعَ عَاصِمًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4789