Sahihu i Buhariut — Hadithi 4789
249. Nënkapitulli: Ajeti: “Ti mund të largosh (lëshosh) kë të duash prej tyre dhe të mbash pranë vete kë të duash, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat.”
Ibn Abasi ka thënë: ﴾تُرْجِئُ﴿ (Turxhi): Ta largosh (51). Sikurse shprehja: ﴾أَرْجِهُ﴿ (Erxhih): Largoje (Araf, 111).
4789. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Hiban ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Asim Ahveli se Muadhja tregon se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pasi të Dërguarit të Allahut ﷺ i zbriti ajeti: “Ti mund të largosh (lëshosh) kë të duash prej tyre dhe të mbash pranë vete kë të duash, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat...”, (Ahzab, 51) ai kërkonte leje prej nesh në ditën e gruas që ishte (për të shkuar te tjetra).
Muadhja shton: “Unë e pyeta: “Çfarë i thoshe?” Aishja u përgjigj: “Unë i thosha: “Nëse kjo gjë varet prej meje, o i Dërguari i Allahut, unë nuk i jap përparësi askujt në ty.”
Transmetimin e Abdullahut e fuqizon Abad ibn Abadi, i cili e ka dëgjuar Asimin.
Referenca: Sahihu i Buhariut 4789
Fjalë të panjohura?