Sahihu i Buhariut — Hadithi 4797

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Kab ibn Uxhrai

Shqip

Seid ibn Jahjai më ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Misari, e ky nga Hakemi, e ky nga Ibn Ebu Lejla se Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqu me të) tregon se dikush pyeti: “O i Dërguari i Allahut, kemi mësuar si të dërgojmë selam për ty, por si të dërgojmë salavat për ju?” Ai tha: “Thoni: “Allahume sali ala Muhamedin ve ala ali Muhamed kema salejte ala ali Ibrahime, ineke Hamidun Mexhid. Allahume barik ala Muhamedin ve ala ali Muhamed kema barekte ala ali Ibrahime, ineke Hamidun Mexhid (O Allah, dërgo salavat mbi Muhamedin dhe familjen e tij, siç ke dërguar salavat mbi familjen e Ibrahimit, Ti je i Falënderuar dhe i Lartësuar! O Allah, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç ke bekuar familjen e Ibrahimit. Ti je i Falënderuar dhe i Lartësuar) !”

Arabisht

حَدَّثَنِي سَعِيدُ بْنُ يَحْيَى: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا مِسْعَرٌ عَنِ الْحَكَمِ، عَنِ ابْنِ أَبِي لَيْلَى، عَنْ كَعْبِ بْنِ عُجْرَةَ - رضى الله عنه - قِيلَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَمَّا السَّلاَمُ عَلَيْكَ فَقَدْ عَرَفْنَاهُ، فَكَيْفَ الصَّلاَةُ عَلَيْكَ؟ قَالَ: "قُولُوا: اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ، كَمَا صَلَّيْتَ عَلَى آلِ إِبْرَاهِيمَ، إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ! اللَّهُمَّ بَارِكْ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ، كَمَا بَارَكْتَ عَلَى آلِ إِبْرَاهِيمَ، إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ!"

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4797