Sahihu i Buhariut — Hadithi 4797

252. Nënkapitulli: Ajeti: “Me të vërtetë, Allahu dhe melekët e Tij e lavdërojnë Pejgamberin. O besimtarë, lavdërojeni atë (duke bërë salavate) dhe përshëndeteni atë me “selam”!

Ebu Alije ka thënë: "Salati i Allahut (përmendur në ajet) nënkupton lavdërimin që Ai ia bën Pejgamberit ﷺ te melekët. Ndërkaq, salati i melekëve nënkupton lutjen e tyre për të." Ibn Abasi ka thënë: "﴾يُصَلُّونَ‏﴿ (Jusalune): E begatojnë (56). ﴾لَنُغْرِيَنَّكَ‏﴿ (Le nugrijeneke): Do të të japim pushtet (60)."

4797. Nga: Kab ibn Uxhrai

Seid ibn Jahjai më ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Misari, e ky nga Hakemi, e ky nga Ibn Ebu Lejla se Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqu me të) tregon se dikush pyeti: “O i Dërguari i Allahut, kemi mësuar si të dërgojmë selam për ty, por si të dërgojmë salavat për ju?” Ai tha:

“Thoni: “Allahume sali ala Muhamedin ve ala ali Muhamed kema salejte ala ali Ibrahime, ineke Hamidun Mexhid. Allahume barik ala Muhamedin ve ala ali Muhamed kema barekte ala ali Ibrahime, ineke Hamidun Mexhid (O Allah, dërgo salavat mbi Muhamedin dhe familjen e tij, siç ke dërguar salavat mbi familjen e Ibrahimit, Ti je i Falënderuar dhe i Lartësuar! O Allah, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç ke bekuar familjen e Ibrahimit. Ti je i Falënderuar dhe i Lartësuar)!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4797

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?