Muhamed ibn Ebu Bekër Mukademi na ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani se Musa ibn Ukbe tregon: “E kam parë Salim ibn Abdullahun duke synuar disa vende të caktuara përgjatë rrugës (që e kishte përshkuar Pejgamberi ﷺ), pastaj falej aty. Ai tregonte se babai i tij (Abdullah ibn Omeri) ishte falur në to, sepse e kishte parë Pejgamberin ﷺ duke u falur në po ato vende. Musa ibn Ukbe ka thënë: “Më ka treguar Nafiu se Ibn Omeri falej nëpër ato vende. E kam pyetur Salimin për të njëjtën gjë dhe fjala e tij përputhej me fjalën e Nafiut për të gjitha vendet, përveç një xhamie në Rrafshinën e Revhasë (vend dy net udhëtim larg Medinës), për të cilën kishin mospajtim mes vete.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ أَبِي بَكْرٍ الْمُقَدَّمِيُّ قَالَ: حَدَّثَنَا فُضَيْلُ بْنُ سُلَيْمَانَ قَالَ: حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ عُقْبَةَ قَالَ: رَأَيْتُ سَالِمَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ يَتَحَرَّى أَمَاكِنَ مِنَ الطَّرِيقِ فَيُصَلِّي فِيهَا. وَيُحَدِّثُ أَنَّ أَبَاهُ كَانَ يُصَلِّي فِيهَا، وَأَنَّهُ رَأَى النَّبِيَّ ﷺ يُصَلِّي فِي تِلْكَ الأَمْكِنَةِ. وَحَدَّثَنِي نَافِعٌ عَنِ ابْنِ عُمَرَ أَنَّهُ كَانَ يُصَلِّي فِي تِلْكَ الأَمْكِنَةِ. وَسَأَلْتُ سَالِمًا، فَلاَ أَعْلَمُهُ إِلاَّ وَافَقَ نَافِعًا فِي الأَمْكِنَةِ كُلِّهَا إِلاَّ أَنَّهُمَا اخْتَلَفَا فِي مَسْجِدٍ بِشَرَفِ الرَّوْحَاءِ.