Sahihu i Buhariut — Hadithi 483

89. Nënkapitulli: Xhamitë përgjatë rrugës Medinës (-Meke) dhe vendet në të cilat është falur Pejgamberi ﷺ

483. Nga: Abdullah ibn Omeri

Muhamed ibn Ebu Bekër Mukademi na ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani se Musa ibn Ukbe tregon: “E kam parë Salim ibn Abdullahun duke synuar disa vende të caktuara përgjatë rrugës (që e kishte përshkuar Pejgamberi ﷺ), pastaj falej aty.

Ai tregonte se babai i tij (Abdullah ibn Omeri) ishte falur në to, sepse e kishte parë Pejgamberin ﷺ duke u falur në po ato vende.

Musa ibn Ukbe ka thënë: “Më ka treguar Nafiu se Ibn Omeri falej nëpër ato vende. E kam pyetur Salimin për të njëjtën gjë dhe fjala e tij përputhej me fjalën e Nafiut për të gjitha vendet, përveç një xhamie në Rrafshinën e Revhasë (vend dy net udhëtim larg Medinës), për të cilën kishin mospajtim mes vete.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 483

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?