Sahihu i Buhariut — Hadithi 4830

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Muaviu ibn Ebu Muzerradi nga Seid ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pasi Allahu i krijoi krijesat, lidhja farefisnore u ngrit dhe u kap për brezi të Mëshirëplotit, e në atë rast Allahu iu drejtua: - Çfarë? - Kjo është pozita e atij që kërkon mbrojtjen Tënde prej shkëputjes (së lidhjes familjare) , - i tha ajo. - A nuk je e kënaqur që Unë t'i mbaj lidhjet me atë që i mban me ty dhe t'i shkëpus me atë që i shkëput me ty? - i tha Allahu. - Posi, o Zoti im! - Le të mbetet kjo për ty, pra, - i tha Allahu.” Ebu Hurejra shtoi: “Lexojeni po deshët: “Nëse ju (o hipokritë) i ktheni shpinën besimit, atëherë do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t'i shkëputnit lidhjet farefisnore.” (Muhamed, 22)

Arabisht

حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ مَخْلَدٍ: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ: حَدَّثَنِي مُعَاوِيَةُ بْنُ أَبِي مُزَرَّدٍ عَنْ سَعِيدِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "خَلَقَ اللَّهُ الْخَلْقَ، فَلَمَّا فَرَغَ مِنْهُ، قَامَتِ الرَّحِمُ فَأَخَذَتْ بِحَقْوِ الرَّحْمَنِ، فَقَالَ لَهَا: مَهْ. قَالَتْ: هَذَا مَقَامُ الْعَائِذِ بِكَ مِنَ الْقَطِيعَةِ. قَالَ: أَلاَ تَرْضَيْنَ أَنْ أَصِلَ مَنْ وَصَلَكِ وَأَقْطَعَ مَنْ قَطَعَكِ؟ قَالَتْ: بَلَى يَا رَبِّ. قَالَ: فَذَاكِ". قَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: اقْرَءُوا إِنْ شِئْتُمْ: ﴿فهَلْ عَسَيْتُمْ إِنْ تَوَلَّيْتُمْ أَنْ تُفْسِدُوا فِي الأَرْضِ وَتُقَطِّعُوا أَرْحَامَكُمْ﴾ [محمد: ٢٢]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4830