Sahihu i Buhariut — Hadithi 4830

278. Nënkapitulli: Ajeti: “... dhe do t’i shkatërronit lidhjet farefisnore.”

4830. Nga: Ebu Hurejra

Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Muaviu ibn Ebu Muzerradi nga Seid ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pasi Allahu i krijoi krijesat, lidhja farefisnore u ngrit dhe u kap për brezi të Mëshirëplotit, e në atë rast Allahu iu drejtua:
- Çfarë?
- Kjo është pozita e atij që kërkon mbrojtjen Tënde prej shkëputjes (së lidhjes familjare), - i tha ajo.
- A nuk je e kënaqur që Unë t'i mbaj lidhjet me atë që i mban me ty dhe t'i shkëpus me atë që i shkëput me ty? - i tha Allahu.
- Posi, o Zoti im!
- Le të mbetet kjo për ty, pra, - i tha Allahu.”
Ebu Hurejra shtoi: “Lexojeni po deshët: “Nëse ju (o hipokritë) i ktheni shpinën besimit, atëherë do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t'i shkëputnit lidhjet farefisnore.” (Muhamed, 22)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4830

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?