Ahmed ibn Is'hak Sulemiu na ka thënë: Na ka treguar Jala, e këtij i ka treguar Abdulaziz ibn Sijahu nga Habib ibn Ebu Thabiti se Ebu Vaili tregon: “Duke qenë në Sifin, një burrë tha: “A nuk po i shihni ata që thirren në Librin e Allahut?!” Aliu tha: “Po.” Ndërkaq, Sehël ibn Hunejfi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “Fajësojini vetet tuaja! Kemi qenë të pranishëm së bashku me Pejgamberin ﷺ në Hudejbije, pra, në marrëveshjen që u lidh mes të Dërguarit të Allahut ﷺ e idhujtarëve dhe, sikur të mund të luftonim, do ta bënim, por erdhi Omeri dhe tha: “A nuk jemi ne në të vërtetën, kurse ata në të kotën? A nuk janë të vrarët tanë në Xhenet, kurse të vrarët e tyre në Zjarr?” - “Ashtu është” , - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. - Atëherë, përse të pranojmë përuljen në fenë tonë? Të kthehemi, përderisa Allahu ende nuk e ka përmbyllur gjykimin mes nesh dhe atyre! - tha Omeri. - “O Ibn Hatab, unë jam i Dërguari i Allahut dhe Allahu kurrë nuk do të më lërë të humbur” , - i tha Pejgamberi ﷺ. Omeri u kthye i mllefosur dhe nuk duroi pa shkuar tek Ebu Bekri, të cilit i tha: “O Ebu Bekër! A nuk jemi ne në të vërtetën, kurse ata në të kotën?” - O Ibn Hatab, ai është i Dërguari i Allahut dhe Allahu kurrë nuk do ta lërë të humbur, - i tha Ebu Bekri. Atëherë zbriti surja Fet'h.”
حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ إِسْحَاقَ السُّلَمِيُّ: حَدَّثَنَا يَعْلَى: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ سِيَاهٍ عَنْ حَبِيبِ بْنِ أَبِي ثَابِتٍ قَالَ: أَتَيْتُ أَبَا وَائِلٍ أَسْأَلُهُ فَقَالَ: كُنَّا بِصِفِّينَ فَقَالَ رَجُلٌ: أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ يُدْعَوْنَ إِلَى كِتَابِ اللَّهِ تَعَالَى؟ فَقَالَ عَلِيٌّ: نَعَمْ. فَقَالَ سَهْلُ بْنُ حُنَيْفٍ: اتَّهِمُوا أَنْفُسَكُمْ، فَلَقَدْ رَأَيْتُنَا يَوْمَ الْحُدَيْبِيَةِ - يَعْنِي الصُّلْحَ الَّذِي كَانَ بَيْنَ النَّبِيِّ ﷺ وَالْمُشْرِكِينَ - وَلَوْ نَرَى قِتَالاً لَقَاتَلْنَا. فَجَاءَ عُمَرُ فَقَالَ: أَلَسْنَا عَلَى الْحَقِّ وَهُمْ عَلَى الْبَاطِلِ؟ أَلَيْسَ قَتْلاَنَا فِي الْجَنَّةِ وَقَتْلاَهُمْ فِي النَّارِ؟ قَالَ: "بَلَى". قَالَ: فَفِيمَ أُعْطِي الدَّنِيَّةَ فِي دِينِنَا، وَنَرْجِعُ؟ وَلَمَّا يَحْكُمِ اللَّهُ بَيْنَنَا. فَقَالَ: "يَا ابْنَ الْخَطَّابِ، إِنِّي رَسُولُ اللَّهِ وَلَنْ يُضَيِّعَنِي اللَّهُ أَبَدًا". فَرَجَعَ مُتَغَيِّظًا، فَلَمْ يَصْبِرْ حَتَّى جَاءَ أَبَا بَكْرٍ فَقَالَ: يَا أَبَا بَكْرٍ، أَلَسْنَا عَلَى الْحَقِّ وَهُمْ عَلَى الْبَاطِلِ؟ قَالَ: يَا ابْنَ الْخَطَّابِ، إِنَّهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، وَلَنْ يُضَيِّعَهُ اللَّهُ أَبَدًا. فَنَزَلَتْ سُورَةُ الْفَتْحِ.