Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ez'her ibn Sadi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Avniu, e këtë e ka lajmëruar Musa ibn Enesi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ kishte vënë re se Thabit ibn Kajsi mungonte. Dikush i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë do të të njoftoj për të.” Kështu, shkoi tek ai dhe e gjeti duke ndenjur kokulur në shtëpi, andaj e pyeti: Çfarë ke? - Vetëm të këqija, - iu përgjigj Thabiti dhe i tregoi se si ai e ngrinte zërin mbi atë të Pejgamberit ﷺ, gjë për të cilën thoshte se i janë shkatërruar veprat dhe, si rrjedhojë, është bërë banor i Zjarrit. Lajmëtari shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi çfarë i kishte thënë. Musa ibn Enesi thotë: “Pastaj, lajmëtari u kthye sërish te Thabiti me myzhde të madhe dhe i tregoi se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shko tek ai dhe thuaji: “Ti nuk je banor i Zjarrit, por banor i Xhenetit.”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا أَزْهَرُ بْنُ سَعْدٍ: أَخْبَرَنَا ابْنُ عَوْنٍ قَالَ: أَنْبَأَنِي مُوسَى بْنُ أَنَسٍ عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ افْتَقَدَ ثَابِتَ بْنَ قَيْسٍ، فَقَالَ رَجُلٌ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَنَا أَعْلَمُ لَكَ عِلْمَهُ. فَأَتَاهُ فَوَجَدَهُ جَالِسًا فِي بَيْتِهِ مُنَكِّسًا رَأْسَهُ فَقَالَ لَهُ: مَا شَأْنُكَ؟ فَقَالَ: شَرٌّ. كَانَ يَرْفَعُ صَوْتَهُ فَوْقَ صَوْتِ النَّبِيِّ ﷺ فَقَدْ حَبِطَ عَمَلُهُ، وَهُوَ مِنْ أَهْلِ النَّارِ. فَأَتَى الرَّجُلُ النَّبِيَّ ﷺ فَأَخْبَرَهُ أَنَّهُ قَالَ كَذَا وَكَذَا، فَقَالَ مُوسَى: فَرَجَعَ إِلَيْهِ الْمَرَّةَ الآخِرَةَ بِبِشَارَةٍ عَظِيمَةٍ فَقَالَ: "اذْهَبْ إِلَيْهِ فَقُلْ لَهُ: إِنَّكَ لَسْتَ مِنْ أَهْلِ النَّارِ، وَلَكِنَّكَ مِنْ أَهْلِ الْجَنَّةِ".