Sahihu i Buhariut — Hadithi 4877

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Halidi nga Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, në ditën e Bedrit, teksa Pejgamberi ﷺ ishte në tendën e tij, tha: “ (O Allah!) Po të përgjërohem të na realizosh betimin dhe premtimin Tënd! O Allah, nëse Ti do, atëherë pas së sotmes nuk do të adhurohesh (nga askush) .” Atëherë, Ebu Bekri e kapi për dore dhe i tha: “Mjafton, o i Dërguari i Allahut! Mjaft iu përgjërove Zotit tënd.” Ndërkaq, Pejgamberi ﷺ, i veshur me parzmore, doli duke thënë: “Së shpejti do të thyhet grupi dhe (secili prej tyre) do t'ia mbathë. Madje, Kiameti do të jetë takimi i tyre dhe Kiameti do të jetë më i tmerrshëm dhe më i hidhët.” (Kamer, 45-46)

Arabisht

حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ عَنْ خَالِدٍ، عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ - وَهُوَ فِي قُبَّةٍ لَهُ يَوْمَ بَدْرٍ -: "أَنْشُدُكَ عَهْدَكَ وَوَعْدَكَ. اللَّهُمَّ إِنْ شِئْتَ لَمْ تُعْبَدْ بَعْدَ الْيَوْمِ أَبَدًا". فَأَخَذَ أَبُو بَكْرٍ بِيَدِهِ وَقَالَ: حَسْبُكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ. فَقَدْ أَلْحَحْتَ عَلَى رَبِّكَ. وَهُوَ فِي الدِّرْعِ فَخَرَجَ وَهُوَ يَقُولُ: " ﴿سَيُهْزَمُ الْجَمْعُ وَيُوَلُّونَ الدُّبُرَ * بَلِ السَّاعَةُ مَوْعِدُهُمْ وَالسَّاعَةُ أَدْهَى وَأَمَرُّ﴾ ". [القمر: ٤٥-٤٦]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4877