Sahihu i Buhariut — Hadithi 4877
305. Nënkapitulli: Ajeti: “Madje, Kiameti do të jetë takimi i tyre dhe Kiameti do të jetë më i tmerrshëm dhe më i hidhët.”
4877. Nga: Abdullah ibn Abasi
Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Halidi nga Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, në ditën e Bedrit, teksa Pejgamberi ﷺ ishte në tendën e tij, tha: “(O Allah!) Po të përgjërohem të na realizosh betimin dhe premtimin Tënd! O Allah, nëse Ti do, atëherë pas së sotmes nuk do të adhurohesh (nga askush).”
Atëherë, Ebu Bekri e kapi për dore dhe i tha: “Mjafton, o i Dërguari i Allahut! Mjaft iu përgjërove Zotit tënd.” Ndërkaq, Pejgamberi ﷺ, i veshur me parzmore, doli duke thënë: “Së shpejti do të thyhet grupi dhe (secili prej tyre) do t'ia mbathë. Madje, Kiameti do të jetë takimi i tyre dhe Kiameti do të jetë më i tmerrshëm dhe më i hidhët.” (Kamer, 45-46)