Sahihu i Buhariut — Hadithi 49

Besimi · Transmetuesi: Ubade ibn Samiti

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka rrëfyer: Më ka treguar Ismail ibn Xhaferi nga Humejdi, e ky nga Enesi se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ doli të lajmëronte për Natën e Kadrit, por papritmas dy muslimanë zunë të fjaloseshin, e në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Dola për t'ju lajmëruar rreth Natës së Kadrit, por, ngaqë po fjaloseshin filani dhe filani, m'u tërhoq dituria për të. Shpresoj që kjo të jetë më e dobishme për ju. Andaj, kërkojeni në natën e shtatë, të nëntë dhe të pestë (të dhjetëditëshit të fundit) .”

Arabisht

أَخْبَرَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنِي إِسْمَاعِيلُ بْنُ جَعْفَرٍ، عَنْ حُمَيْدٍ، عَنْ أَنَسٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُبَادَةُ بْنُ الصَّامِتِ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ خَرَجَ يُخْبِرُ بِلَيْلَةِ الْقَدْرِ، فَتَلاَحَى رَجُلاَنِ مِنَ الْمُسْلِمِينَ فَقَالَ: ‏ ‏"‏إِنِّي خَرَجْتُ لأُخْبِرَكُمْ بِلَيْلَةِ الْقَدْرِ، وَإِنَّهُ تَلاَحَى فُلاَنٌ وَفُلاَنٌ فَرُفِعَتْ وَعَسَى أَنْ يَكُونَ خَيْرًا لَكُمُ الْتَمِسُوهَا فِي السَّبْعِ وَالتِّسْعِ وَالْخَمْسِ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/49