Ubejdullah ibn Musai transmeton nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Zejd ibn Erkami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha me xhaxhanë tim kur dëgjova Abdullah ibn Ubej ibn Selulin të thotë: “Mos u jepni asgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut ﷺ, me qëllim që ata të largohen. Po u kthyem në Medinë, pa dyshim se i privilegjuari i banorëve të saj do ta dëbojë të ulëtin.” Këtë fjalë ia përmenda xhaxhait tim, i cili ia përcolli Pejgamberit ﷺ. Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ më thirri dhe unë ia tregova ndodhinë. Pastaj dërgoi dikë për ta thirrur Abdullah ibn Ubejin dhe shokët e tij, të cilët u betuan se nuk i kishin thënë ato fjalë. Si rrjedhojë, i Dërguari i Allahut ﷺ më përgënjeshtroi dhe u besoi atyre, e në atë rast mua më kaploi një pikëllim si kurrë më parë, prandaj qëndrova në shtëpinë time. Xhaxhai im më tha: “Nuk ndalove derisa bëre që i Dërguari i Allahut ﷺ të të përgënjeshtrojë e të të urrejë!” Për këtë Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: “Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: “Ne dëshmojmë se vërtet ti je i Dërguari i Allahut...” Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë për të më thirrur dhe, pasi ma lexoi ajetin, më tha: “Allahu e vërtetoi fjalën tënde.”
حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ مُوسَى عَنْ إِسْرَائِيلَ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنْ زَيْدِ بْنِ أَرْقَمَ قَالَ: كُنْتُ مَعَ عَمِّي فَسَمِعْتُ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ أُبَىٍّ ابْنَ سَلُولَ يَقُولُ: لاَ تُنْفِقُوا عَلَى مَنْ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ حَتَّى يَنْفَضُّوا، وَ: لَئِنْ رَجَعْنَا إِلَى الْمَدِينَةِ لَيُخْرِجَنَّ الأَعَزُّ مِنْهَا الأَذَلَّ. فَذَكَرْتُ ذَلِكَ لِعَمِّي، فَذَكَرَهُ عَمِّي لِلنَّبِيِّ ﷺ فَدَعَانِي فَحَدَّثْتُهُ، فَأَرْسَلَ إِلَى عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أُبَىٍّ وَأَصْحَابِهِ، فَحَلَفُوا: مَا قَالُوا، وَكَذَّبَنِي النَّبِيُّ ﷺ وَصَدَّقَهُمْ، فَأَصَابَنِي هَمٌّ لَمْ يُصِبْنِي مِثْلُهُ قَطُّ، فَجَلَسْتُ فِي بَيْتِي وَقَالَ عَمِّي: مَا أَرَدْتَ إِلَى أَنْ كَذَّبَكَ النَّبِيُّ ﷺ وَمَقَتَكَ؟ فَأَنْزَلَ اللَّهُ تَعَالَى: ﴿إِذَا جَاءَكَ الْمُنَافِقُونَ قَالُوا نَشْهَدُ إِنَّكَ لَرَسُولُ اللَّهِ﴾ [المنافقون: ١] وَأَرْسَلَ إِلَيَّ النَّبِيُّ ﷺ فَقَرَأَهَا وَقَالَ: "إِنَّ اللَّهَ قَدْ صَدَّقَكَ".