Sahihu i Buhariut — Hadithi 4907

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka mësuar përmendsh nga Amër ibn Dinari se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në një betejë, një muhaxhir i dha një shkelm mbrapa një ensariu. Si pasojë, ensariu thirri: “O ensarë (ndihmë)!” Edhe muhaxhiri thirri: “O muhaxhirë (ndihmë)!” Allahu ia mundësoi të Dërguarit të Tij ﷺ ta dëgjojë këtë, e në atë rast tha: “Ç'është kjo?” Të pranishmit iu përgjigjën: “Një muhaxhir i dha një shkelm mbrapa një ensariu, ndaj ensariu thirri: “O ensarë (ndihmë)!” Edhe muhaxhiri thirri: “O muhaxhirë (ndihmë)!” Atëherë Pejgamberi ﷺ u tha: “Hiqjuni kësaj! Kjo është gjë e shëmtuar.” Xhabiri thotë: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, ensarët qenë shumicë, por, më vonë, muhaxhirët u bënë më shumë. Abdullah ibn Ubeji tha: “Vallë, ashtu paskan bërë? Betohem në Allahun se, po u kthyem në Medinë, të fortët do t'i përzënë të dobëtit që andej.” Omer ibn Hatabi tha: “O i Dërguari i Allahut, lërmë t'ia pres kokën këtij hipokriti!” Por, Pejgamberi ﷺ tha: “Lëre, se pastaj njerëzit do të thonë se (Muhamedi) po i vret shokët e vet.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: حَفِظْنَاهُ مِنْ عَمْرِو بْنِ دِينَارٍ قَالَ: سَمِعْتُ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - يَقُولُ: كُنَّا فِي غَزَاةٍ، فَكَسَعَ رَجُلٌ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ رَجُلاً مِنَ الأَنْصَارِ، فَقَالَ الأَنْصَارِيُّ: يَا لَلأَنْصَارِ. وَقَالَ الْمُهَاجِرِيُّ: يَا لَلْمُهَاجِرِينَ. فَسَمَّعَهَا اللَّهُ رَسُولَهُ ﷺ قَالَ: "مَا هَذَا؟" فَقَالُوا كَسَعَ رَجُلٌ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ رَجُلاً مِنَ الأَنْصَارِ، فَقَالَ الأَنْصَارِيُّ: يَا لَلأَنْصَارِ، وَقَالَ الْمُهَاجِرِيُّ: يَالَلْمُهَاجِرِينَ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "دَعُوهَا فَإِنَّهَا مُنْتِنَةٌ". قَالَ جَابِرٌ: وَكَانَتِ الأَنْصَارُ حِينَ قَدِمَ النَّبِيُّ ﷺ أَكْثَرَ، ثُمَّ كَثُرَ الْمُهَاجِرُونَ بَعْدُ. فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أُبَىٍّ: أَوَقَدْ فَعَلُوا؟ وَاللَّهِ لَئِنْ رَجَعْنَا إِلَى الْمَدِينَةِ، لَيُخْرِجَنَّ الأَعَزُّ مِنْهَا الأَذَلَّ. وَقَالَ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ: دَعْنِي، يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَضْرِبْ عُنُقَ هَذَا الْمُنَافِقِ. قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "دَعْهُ، لاَ يَتَحَدَّثُ النَّاسُ أَنَّ مُحَمَّدًا يَقْتُلُ أَصْحَابَهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4907