Sahihu i Buhariut — Hadithi 4908

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se e shkurorëzoi gruan e tij duke qenë me menstruacione. Omeri i tregoi të Dërguarit të Allahut ﷺ për këtë, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ u zemërua dhe tha: “Le ta kthejë dhe ta mbajë derisa të pastrohet, të presë derisa t'i vijnë menstruacionet sërish e pastaj të pastrohet (për së dyti) . E, nëse pas kësaj mendon se duhet ta lëshojë, le ta lëshojë duke qenë e pastër, pa e prekur më (pa bërë marrëdhënie) . Kështu është ideti , siç ka urdhëruar Allahu!”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي عُقَيْلٌ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي سَالِمٌ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - أَخْبَرَهُ: أَنَّهُ طَلَّقَ امْرَأَتَهُ وَهِيَ حَائِضٌ. فَذَكَرَ عُمَرُ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَتَغَيَّظَ فِيهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ثُمَّ قَالَ: "لِيُرَاجِعْهَا ثُمَّ يُمْسِكْهَا حَتَّى تَطْهُرَ، ثُمَّ تَحِيضَ فَتَطْهُرَ، فَإِنْ بَدَا لَهُ أَنْ يُطَلِّقَهَا فَلْيُطَلِّقْهَا طَاهِرًا، قَبْلَ أَنْ يَمَسَّهَا، فَتِلْكَ الْعِدَّةُ كَمَا أَمَرَهُ اللَّهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4908