Ubejdullah ibn Musai transmeton nga Israili se Musa ibn Ebu Aishe tregon se e ka pyetur Seid ibn Xhubejrin për fjalën e Allahut: “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde!” (Kijame, 16) Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur të Dërguarit të Allahut ﷺ i zbriste shpallja, ai i lëvizte buzët, andaj iu tha: “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde!” Këtë ai e bënte nga frika mos harronte ndonjë pjesë. (Pastaj zbriti) “Ne e kemi për detyrë tubimin...” (Kijame, 17) Pra, ta tubojmë atë në gjoksin tënd. “... dhe leximin e tij”, domethënë: ta lexosh atë. “ E, kur e lexojmë ...”, Ibn Abasi thotë se në vijim i zbriti: “... ti përcille leximin e tij! Pastaj, e kemi Ne për detyrë ta shpjegojmë.” (Kijame, 18-19) Domethënë, ta shpjegojmë atë nëpërmjet gjuhës sate.”
حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ مُوسَى عَنْ إِسْرَائِيلَ، عَنْ مُوسَى بْنِ أَبِي عَائِشَةَ: أَنَّهُ سَأَلَ سَعِيدَ بْنَ جُبَيْرٍ عَنْ قَوْلِهِ: ﴿لاَ تُحَرِّكْ بِهِ لِسَانَكَ﴾ [القيامة: ١٦] قَالَ: وَقَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: كَانَ يُحَرِّكُ شَفَتَيْهِ إِذَا أُنْزِلَ عَلَيْهِ، فَقِيلَ لَهُ: ﴿لاَ تُحَرِّكْ بِهِ لِسَانَكَ﴾ - يَخْشَى أَنْ يَتَفَلَّتَ مِنْهُ - ﴿إِنَّ عَلَيْنَا جَمْعَهُ﴾: أَنْ نَجْمَعَهُ فِي صَدْرِكَ، ﴿وَقُرْآنَهُ﴾: أَنْ تَقْرَأَهُ. ﴿فَإِذَا قَرَأْنَاهُ﴾ يَقُولُ: أُنْزِلَ عَلَيْهِ: ﴿فَاتَّبِعْ قُرْآنَهُ * ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا بَيَانَهُ﴾ : أَنْ نُبَيِّنَهُ عَلَى لِسَانِكَ. [القيامة: ١٧-١٩]