Omer ibn Hafsi ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahimi nga Esvedi se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa po rrinim me Pejgamberin ﷺ në një shpellë (në Mina), iu shpall surja Murselat. Ai e lexonte, ndërsa unë e mësoja nga goja e tij, të freskët (sapo i kishte zbritur). Papritmas, na doli një gjarpër. Pejgamberi ﷺ thirri: “Vriteni!” Ne iu vërsulëm për ta mbytur, por ai na iku. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “I shpëtoi të keqes suaj ashtu siç i shpëtuat ju së keqes së tij.” Omeri tha: “Këtë e kam mësuar prej Ubejit në njërën prej shpellave të Minas.”
حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصٍ بْنِ غِيَاثٍ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ: حَدَّثَنِي إِبْرَاهِيمُ عَنِ الأَسْوَدِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: بَيْنَمَا نَحْنُ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِي غَارٍ، إِذْ نَزَلَتْ عَلَيْهِ ﴿وَالْمُرْسَلاَتِ﴾، فَإِنَّهُ لَيَتْلُوهَا وَإِنِّي لأَتَلَقَّاهَا مِنْ فِيهِ، وَإِنَّ فَاهُ لَرَطْبٌ بِهَا؛ إِذْ وَثَبَتْ عَلَيْنَا حَيَّةٌ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "اقْتُلُوهَا". فَابْتَدَرْنَاهَا فَذَهَبَتْ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "وُقِيَتْ شَرَّكُمْ، كَمَا وُقِيتُمْ شَرَّهَا". قَالَ عُمَرُ: حَفِظْتُهُ مِنْ أُبَيٍّ فِي غَارٍ بِمِنًى.