Sahihu i Buhariut — Hadithi 4934

351. Nënkapitulli: Ajeti: “Kjo është ajo ditë kur ata nuk mund të flasin.”

4934. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Omer ibn Hafsi ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahimi nga Esvedi se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa po rrinim me Pejgamberin ﷺ në një shpellë (në Mina), iu shpall surja Murselat. Ai e lexonte, ndërsa unë e mësoja nga goja e tij, të freskët (sapo i kishte zbritur). Papritmas, na doli një gjarpër. Pejgamberi ﷺ thirri: “Vriteni!” Ne iu vërsulëm për ta mbytur, por ai na iku. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “I shpëtoi të keqes suaj ashtu siç i shpëtuat ju së keqes së tij.”
Omeri tha: “Këtë e kam mësuar prej Ubejit në njërën prej shpellave të Minas.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4934

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?