Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu nga Ameshi se Ebu Salihu tregon se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) po transmetonte se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Koha mes dy fryrjeve (të Surit) është dyzet.” - Dyzet ditë? - pyetën të pranishmit. - Refuzoj (të përgjigjem)! - tha Ebu Hurejra. - Dyzet muaj? - pyeti dikush. - Refuzoj! - Dyzet vjet? - pyeti më tej dikush. - Refuzoj! Ebu Hurejra shtoi: “Pastaj Allahu lëshon shi nga qielli dhe ata mbijnë siç mbijnë bishtajat. Çdo pjesë e njeriut do të tretet, përveç një ashti të vetëm, pra, përveç kërbishtit , prej të cilit do të ringjallen krijesat në Ditën e Kiametit.”
حَدَّثَنِي مُحَمَّدٌ: أَخْبَرَنَا أَبُو مُعَاوِيَةَ عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ أَبِي صَالِحٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَا بَيْنَ النَّفْخَتَيْنِ أَرْبَعُونَ". قَالَ: أَرْبَعُونَ يَوْمًا؟ قَالَ: أَبَيْتُ. قَالَ: أَرْبَعُونَ شَهْرًا؟ قَالَ: أَبَيْتُ. قَالَ: أَرْبَعُونَ سَنَةً؟ قَالَ أَبَيْتُ. قَالَ: "ثُمَّ يُنْزِلُ اللَّهُ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً، فَيَنْبُتُونَ كَمَا يَنْبُتُ الْبَقْلُ، لَيْسَ مِنَ الإِنْسَانِ شَىْءٌ إِلاَّ يَبْلَى إِلاَّ عَظْمًا وَاحِدًا وَهُوَ عَجْبُ الذَّنَبِ، وَمِنْهُ يُرَكَّبُ الْخَلْقُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ".