Sahihu i Buhariut — Hadithi 4935
352. Nënkapitulli: Ajeti: “Dita kur do të fryhet në buri (Sur), e do të vini ju, grupe-grupe.”
4935. Nga: Ebu Hurejra
Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu nga Ameshi se Ebu Salihu tregon se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) po transmetonte se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Koha mes dy fryrjeve (të Surit) është dyzet.”
- Dyzet ditë? - pyetën të pranishmit.
- Refuzoj (të përgjigjem)! - tha Ebu Hurejra.
- Dyzet muaj? - pyeti dikush.
- Refuzoj!
- Dyzet vjet? - pyeti më tej dikush.
- Refuzoj!
Ebu Hurejra shtoi: “Pastaj Allahu lëshon shi nga qielli dhe ata mbijnë siç mbijnë bishtajat. Çdo pjesë e njeriut do të tretet, përveç një ashti të vetëm, pra, përveç kërbishtit, prej të cilit do të ringjallen krijesat në Ditën e Kiametit.”