Omeri na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi se Ibrahimi tregon: “Shokët e Abdullah ibn Mesudit erdhën për ta vizituar Ebu Derdain (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ai i kërkoi dhe, kur i gjeti, u tha: - Cili prej jush di të lexojë Kuran sipas kiraetit të Abdullahut? - Të gjithë ne, - thanë. - Cili prej jush di më së shumti përmendsh? - pyeti ai dhe ata bënë me shenjë nga Alkame. - Si e ke dëgjuar ta lexojë suren Lejl? - pyeti. - Betohem në mashkullin dhe femrën! (Lejl, 3) - iu përgjigj Alkame. - Dëshmoj se edhe unë e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke e lexuar kështu, kurse këta (banorët e Shamit) po kërkojnë prej meje ta lexoj: “Betohem në Atë që krijoi mashkullin dhe femrën!” Por, betohem në Allahun se nuk do t'i dëgjoj.”
حَدَّثَنَا عُمَرُ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ عَنْ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: قَدِمَ أَصْحَابُ عَبْدِ اللَّهِ عَلَى أَبِي الدَّرْدَاءِ، فَطَلَبَهُمْ فَوَجَدَهُمْ فَقَالَ: أَيُّكُمْ يَقْرَأُ عَلَى قِرَاءَةِ عَبْدِ اللَّهِ؟ قَالَ: كُلُّنَا. قَالَ: فَأَيُّكُمْ يَحْفَظُ؟ وَأَشَارُوا إِلَى عَلْقَمَةَ. قَالَ: كَيْفَ سَمِعْتَهُ يَقْرَأُ: ﴿وَاللَّيْلِ إِذَا يَغْشَى﴾ ؟ قَالَ عَلْقَمَةُ: ( وَالذَّكَرِ وَالأُنْثَى ). قَالَ: أَشْهَدُ أَنِّي سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقْرَأُ هَكَذَا، وَهَؤُلاَءِ يُرِيدُونِي عَلَى أَنْ أَقْرَأَ: ﴿وَمَا خَلَقَ الذَّكَرَ وَالأُنْثَى﴾، وَاللَّهِ لاَ أُتَابِعُهُمْ.