Sahihu i Buhariut — Hadithi 4944

358. Nënkapitulli: Ajeti: “Betohem në Atë që krijoi mashkullin e femrën!”

4944. Nga: Ebu Derdai

Omeri na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi se Ibrahimi tregon: “Shokët e Abdullah ibn Mesudit erdhën për ta vizituar Ebu Derdain (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ai i kërkoi dhe, kur i gjeti, u tha:
- Cili prej jush di të lexojë Kuran sipas kiraetit të Abdullahut?
- Të gjithë ne, - thanë.
- Cili prej jush di më së shumti përmendsh? - pyeti ai dhe ata bënë me shenjë nga Alkame.
- Si e ke dëgjuar ta lexojë suren Lejl? - pyeti.
- Betohem në mashkullin dhe femrën! (Lejl, 3) - iu përgjigj Alkame.
- Dëshmoj se edhe unë e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke e lexuar kështu, kurse këta (banorët e Shamit) po kërkojnë prej meje ta lexoj: “Betohem në Atë që krijoi mashkullin dhe femrën!” Por, betohem në Allahun se nuk do t'i dëgjoj.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4944

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?