Bishr ibn Halidi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe nga Sulejmani, e ky nga Sad ibn Ubejde, e ky nga Ebu Abdurrahman Sulemiu se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një varrim, i Dërguari i Allahut ﷺ mori një shkop dhe bëri ca vija në tokë, pastaj tha: “Secilit prej jush i është caktuar vendi i vet: ose në Zjarr , ose në Xhenet .” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i Allahut, atëherë, pra, a të mbështetemi (në caktim, e t'i lëmë veprat)? - “Jo, por punoni, sepse çdonjërit do t'i lehtësohet (ajo që i është caktuar) : “Sa për atë që jep , ka frikë (nga Allahu) dhe dëshmon për vërtetësinë e më së bukurës (besimit) , Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit”, (Lejl, 5-7) - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. Shuëbe ka thënë: “Këtë ma ka transmetuar edhe Mensuri prej hadithit të Sulejmanit, ndonëse për mua nuk ishte i panjohur.”
حَدَّثَنَا بِشْرُ بْنُ خَالِدٍ: أَخْبَرَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ عَنْ سُلَيْمَانَ، عَنْ سَعْدِ بْنِ عُبَيْدَةَ، عَنْ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ السُّلَمِيِّ، عَنْ عَلِيٍّ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ: أَنَّهُ كَانَ فِي جَنَازَةٍ، فَأَخَذَ عُودًا يَنْكُتُ فِي الأَرْضِ، فَقَالَ: "مَا مِنْكُمْ مِنْ أَحَدٍ إِلاَّ وَقَدْ كُتِبَ مَقْعَدُهُ مِنَ النَّارِ أَوْ مِنَ الْجَنَّةِ". قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَفَلاَ نَتَّكِلُ؟ قَالَ: "اعْمَلُوا فَكُلٌّ مُيَسَّرٌ ﴿فَأَمَّا مَنْ أَعْطَى وَاتَّقَى * وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَى * فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَىٰ﴾ [الليل: ٥-٧] قَالَ شُعْبَةُ: وَحَدَّثَنِي بِهِ مَنْصُورٌ، فَلَمْ أُنْكِرْهُ، مِنْ حَدِيثِ سُلَيْمَانَ.