Sahihu i Buhariut — Hadithi 4946
361. Nënkapitulli: Ajeti: “Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit.”
4946. Nga: Ali ibn Ebu Talibi
Bishr ibn Halidi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe nga Sulejmani, e ky nga Sad ibn Ubejde, e ky nga Ebu Abdurrahman Sulemiu se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një varrim, i Dërguari i Allahut ﷺ mori një shkop dhe bëri ca vija në tokë, pastaj tha: “Secilit prej jush i është caktuar vendi i vet: ose në Zjarr, ose në Xhenet.”
Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i Allahut, atëherë, pra, a të mbështetemi (në caktim, e t'i lëmë veprat)?
- “Jo, por punoni, sepse çdonjërit do t'i lehtësohet (ajo që i është caktuar): “Sa për atë që jep, ka frikë (nga Allahu) dhe dëshmon për vërtetësinë e më së bukurës (besimit), Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit”, (Lejl, 5-7) - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.
Shuëbe ka thënë: “Këtë ma ka transmetuar edhe Mensuri prej hadithit të Sulejmanit, ndonëse për mua nuk ishte i panjohur.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 4946
Fjalë të panjohura?